Në New York, është nënshkruar një marrëveshje për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar. Gjatë takimit, nënshkroi edhe marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit.
“Me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar nënshkruam në Nju York marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve. E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë”,-shkruan ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.