Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Shqipëria po përdoret si levë”/ Noka për mbylljen e kolegjit: Rama, shërbëtor i interesave të Erdogan

18:50 / September 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamur noka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka shprehet se mbyllja e kolegjit Mehmet Akif Ersoy vjen pas kërkesave të vazhdueshme të presidentit Recep Tayip Erdogan.

Noka shkruan se qeveria është vendosur në shërbim të interesave politike të një presidenti të huaj.

“Osmani i fundit

Për më shumë se 7 vjet me radhë presidenti turk kërkon nga Edi Rama të mbyllë institucionet arsimore turke në Shqipëri. Këto shkolla që për vite me radhë kanë nxjerrë nxënës të dalluar, olimpiadistë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, do të mbyllen padrejtësisht, duke hedhur poshtë në mënyrën më të turpshme kontributin e tyre shumëvjeçar në arsimin shqiptar. Po çfarë merr Edi Rama në këmbim të këtij vendimi? Them Edi Rama, sepse Shqipëria nuk përfiton asgjë. Qeveria e tij është vendosur në shërbim të interesave politike të një presidenti të huaj. Shqipëria po përdoret si levë. Edi Rama mbetet një shërbëtor i devotshëm i interesave të huaja. Qeveria e tij nuk ka punuar një ditë të vetme për shqiptarët. Interesi i karriges ka superuar interesin kombëtar. Kryeministri e ka dorëzuar sovranitetin e Shqipërisë me një akt të vetëdijshëm tradhtie. Edi Rama e tregëton Shqipërinë për interesat e tij politike, në kurriz të gjithë popullit shqiptar, përfshirë zgjedhësit e tij”, shkruan Noka.

Flamur Noka Mehmet Akif Ersoy
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026

“Kush mendon që gjunjëzon shtetin bën kalkulimin e gabuar”, Rama paralajmëron: Do t’a paguajë në një sërë formash

12:39 / October 24, 2026

Rudina Hajdari: Për të mirën tonë, duhet të ulemi në dialog edhe me “djallin”

10:50 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.