Një avion Boeing 777 me 256 pasagjerë në bord u detyrua të bënte një ulje emergjente në Newark të New Jearsyt.
Sipas mediave të huaja, gjithçka ndodhi pas një problemi teknik që ai pësoi gjatë ditës së enjte.
“Avioni ynë përjetoi një problem mekanik menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar “shkëndija zjarri”, dhe më pas u detyrua të bente një ulje emergjente”, tha United Airlines për Insider.
Në një video të postuar shihet avioni, i cili u detyrua të ulej për shkak të problemeve me motorin. Sipas informacioneve, avioni ka pasur një problem me një pompë hidraulike.
Avioni do të fluturonte nga Newark në São Paulo, Brazil. Avioni u nis në orën 23:01 me orën lokale të së mërkurës, por fluturimi u devijua. Të dhënat nga FlightAëare duket se tregojnë se avioni fluturoi pak pasi arriti në Oqeanin Atlantik, dhe për shkak të problemeve në motor u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar të Newark rreth dy orë pasi u nis.
