Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha paralajmëron njerëzit e Bashës: Mirëpres secilin deputet t’i bashkohet grupit, por s’ka tolerancë për bashkëpunimin me Ramën

13:09 / September 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
BERISHA BASHA GAZ BARDHI ENKELEJD ALIBEAJ
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në bashkëbisedimin me qytetarët, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD që të bashkohen me PD-në.

“Besoj se jeni dakord që PD-ja, gjatë këtij viti, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, dhe jo vetëm të qeverisë, dhe të mafias së George Soros për ta penguar dhe ndaluar trenin e saj, ai eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD-ja realisht, siç faktoi më datë 7 Korrik, është më e fuqishme se ndonjëherë më parë. Deputetët e grupit parlamentar të PD, janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin dorë nga lojërat e turpshme që bëhen si vegla të Edi Ramës ku i vendosi Lulzim Basha”, tha ai.

Berisha ka shtuar se i fton deputetët e grupit parlamentar të PD-së me zemër të hapur, por thotë se nuk ka asnjë tolerancë në rast bashkëpunimi të tyre me Kryeministrin Edi Rama.

“Unë i ftoj me zemër të hapur, por u them prapë sot këtu, para jush, se i gjithë Shqipëria i shikon, kur ata pa asnjë mandat partie, bëhen shtojcë e grupit parlamentar të Edi Ramës.

Ata sot, nëse deri dje, mund të mos ishin të bindur se Basha ishte peng i Ramës, sot nuk ka shqiptar që nuk e kupton se Basha ishte marrë peng me dosjen ruse nga Rama, dhe jo vetëm kaq.

Mirëpres secilin prej tyre t’i bashkohet grupit, por nuk do ketë asnjë tolerancë në bashkëpunimin e tyre me Edi Ramën”, shtoi Berisha.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ekstremistët e Antifa po djegin Francën”, Macron: Radikalët e majtë, pas dhunës në protesta

13:11 / October 23, 2026

Protestat në Tiranë – PPE: Aktet e dhunës s’kanë vend në demokraci, problemet të trajtohen përmes dialogut

13:01 / October 23, 2026

Rama: Në një vend demokratik gjithkush mund të ketë idetë e veta, por dhuna s’është ide, është armik i lirisë dhe i sigurisë

11:58 / October 23, 2026

Si u ndalën katër dronët kamikazë: Të shtunën e kaluar u parandalua terrori mbi Tiranë

11:00 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.