Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi u është përgjigjur akuzave të opozitës, që e cilësojnë atë si kunati i deputetes së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli.
Ibrahimi u shpreh në emisionin “Tempora” në RTV Ora se sheh mes rregullave.
Ibrahimi: Unë shoh mes rregullave. Këto dy pretendime se une kam konflikt interesi se jam angazhuar në hartimin e rregulla dhe kunati….
Gazetarja: Ndiheni i paragjykuar, sepse mund të anatemoheni?
Ibrahimi: Është një mentalitet i huaj. Ndoshta për njerëz që vijnë me backgrounde kaq të forta saqë diktojnë statusin e njerëzve ndoshta është diçka që duhet marrë parasysh. Unë jam një qenie kozmopolite që kam lindur dhe jetoj në një qytet të madh dhe kam ambicie personale.
