Giorgia Meloni është fituesja e padiskutueshme e zgjedhjeve të parakohshme në Itali. Lidereja e “Fratelli d’Italia”, do të jetë kryeministre e ardhshme e vendit. Ajo ka lindur në Romë më 5 janar të vitit 1977 dhe u rrit nga nëna e saj në lagjen popullore të Romës, Garbatella. Gazetare me profesion që prej 2006-të, por nuk ka bërë kurrë përpjekje për të humbur theksin tipik roman.
Babai e braktisi në lindje, dhe në autobiografinë e saj “Unë jam Giorgia” e publikuar në vitin 2021, tregon se kishte gjetur një familje të re në moshën 15-vjeçare, kur ju bashkua Lëvizjes Socialiste Italiane e krijuar nga mbështetësit e Benito Mussolinit në vitin 1946.
Meloni dhe një kontingjent i veteranëve të Aleancës Kombëtare u shkëput nga Berlusconi në 2012-tën dhe themeloi partinë “Vëllezërit e Italisë”, të cilën e quajti kështu sipas vargut hapës të himnit kombëtar. Partia ka ruajtur të njëjtin simbol të zjarrit, si grupi origjinal “Lëvizja Socialiste Italiane”, dhe mediat italiane kanë publikuar fotografi që shfaqin kujtime fashite në zyrat e disa politikanëve rajonal në “Fratelli d’itallia”.
Ndryshe nga aleatët e saj të djathtë, ajo nuk ka kohë të merret me Vladimir Putin, është pro NATO-s. Suksesi i saj është komunikimi i drejtpërdrejtë dhe shpesh i zellshëm me popullin; ajo adreson frikërat më të mëdha të italianëve; çmimet në rritje të energjisë, pasiguria në punë, emigracioni i pakontrolluar dhe ndjesia e trajtimit jo dinjitoz në BE.
