Një person me inicialet B.G, që konsiderohet si “i forti” i Kukësit, dyshohet se ka ndihmuar Nuredin Dumanin, që edhe pse ishte në kërkim nga Policia, të kalojë disa herë pikën kufitare të Morinës duke hyrë në teritorin e Kosovës dhe anasjelltas pa probleme.
Hetimet e kryera deri në këtë fazë nga prokuroria e posaçme SPAK, kanë zbuluar se B.G, është njeriu që përmes ndërhyrjeve të tij në efektivët e policisë kufitare, mundësonte kalimi pa problem në pikën kufitare të Nuredin Dumanit, edhe pse ai ishte në kërkim për disa vrasje.
Madje dhe herën e fundit, kur i shumëkërkuari për disa vrasje ka mbëritur në muajin mars 2022 në Shqipëri, ndihma në pikën e kontrollit i është dhënë pikërisht nga shtetasi me iniciale B.G. SPAK dhe SHÇBA, kanë nisur një hetim për të parë dhe verifikuar, policët e turnit që kanë “mbyllur sytë” në momentin kur përmes pikës kufitare ka kaluar Nuredin Dumani.