Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar ngritjen e një auditi për lobimet ruse. Kryetare e këtij auditi do të jetë Ledina Mandia.
Ndërkohë Florion Mima, Edmond Spaho, Enno Bozdo dhe Aldo Bumçi do të jenë pjesë e grupit të punës si anëtarë.
Një vendim i tillë ka ardhur pasi një raport i deklasifikuar nga inteligjenca amerikane, ka zbuluar se Partia Demokratike e Shqipërisë ka përfituar rreth 500,000 Dollarë financime ruse në zgjedhjet e vitit 2017.
