Pak kohë më parë, pamjet kur Noizy (Rigels Rajku) dhunonte me grushte reperin tjetër Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti), pranë lokalit të tij në Durrës bënë xhirron e rrjetit dhe ky lajm pushtoi median rozë për një kohë të gjatë. Ata kishin një konflikt të vjetër së bashku dhe ishte Cllevio ai i cili shkoi tek lokali i Noizyt për sqarim.
Gjithsesi, pas asaj ngjarje Cllevio u arrestua dhe edhe më pas kur u lirua ai po qendron në “arrest shtëpie” por sharjet përmes rrjetetve sociale nuk ndaluan. Por, pak kohë më parë dy reperat vendosën të bëjnë paqe me njëri-tjetrin dhe Cllevio tregoi në një intervistë se ishte personazhi i njohur i botës së krimit, Dritan Dajti ai i cili i kishte pajtuar.
Pas mesnatës së kaluar ata u futën për herë të parë bashkë “live” në rrjetin social Tik Tok në prani dhe të dy miqve të tyre Fabio Dushku dhe Aleks Visha.
Gjatë bisedës, Cllevio nuk nguroi ta etiketonte disa herë Noizyn si “mbret” apo dhe se është më i bukur “live” në rrjetet sociale.
Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme, por kujdes sepse video përmban fjalor +18.
