Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Përdhunimi i 15-vjeçares në Mirditë, familjarët: Sot do ishte prostitutë. I ati i vdiq pasi… 

16:41 / September 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PERDHUNIMI 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në maj të vitit të kaluar u zbulua një rast i rëndë përdhunimi në Mirditë, teksa një 15-vjeçare ishte abuzuar seksualisht në fshatin Tarazh.

Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në atë kohë nga Policia, pas denoncimit të babait të 15-vjeçares, i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat.

Pas më shumë se një viti, Gjykata e Lezhës liroi nga qelia një prej të akuzuarve, 18-vjeçarin Ardjan Gjinkolaj, ndërsa prokuroria kërkoi 46.8 vite burg në total për të pandehurit. Çështja është sjellë sërish në vëmendje pas këtij vendimi,teksa mësohet se babai i vajzës është ndarë tragjikisht nga jeta, pas një aksidenti në punë.

Gjatë një interviste nënë News 24, i afërmi i saj zbuloi tragjedinë në familjen e vajzës duke deklaruar se i ati i saj humbi jetën, ndërsa deklaroi  se qëllimi i abuzuesve të saj  ka qënë trafikimi i të miturës.

“Babai i 15-vjeçares vdiq tragjikisht nga  një aksident në punë. Problemi i familjes në atë kohë është bërë shumë i madh, por edhe pse ka kaluar 1 vit e gjysmë sot aktualisht nuk ka asnjë ndryshim, hetimet nuk kanë shkuar në fund. Qëllimi i këtyre pedofilëve ka qene që ta çojnë në Itali për prostitucion, pasi janë paguar lekë dhe kanë dashur që ta çojnë me tokë dhe jo det. Edhe avokati i çështjes për shkak të presionit është tërhequr. Vajza është në një gjendje të rëndë ende dhe vazhdon të qëndroj brenda në shtëpi madje nuk ndjek shkollën e ka braktisur. Nëna nuk punon, vetëm djali punon dhe gjendja është katastrofike në familjen e tyre.

Babai i ndjerë i 15-vjeçares ka ikur nga kjo botë me një brengë të madhe, pasi ai na ka pohuar para se të vdiste se nuk do e fitonte drejtësinë pasi njëri prej të abuzuarve është nip i kryetares së kuvendit të Shqipërisë. Dhe me këtë ai na la të kuptojmë se ka ndërhyrje në zbardhjen e të vërtetës. Por kjo  duhet vërtetuar sepse vet i ndjeri e ka vërtetuar prandaj edhe na i rrëfeu.

Gazmendi babai i 15-vjeçares iku me këtë pohim dhe këtë brengë. Në qoftë se nëna e saj nuk do e kishte zbuluar telefonin vajza do ishte në Itali sot prostitutë. Gazmendi më kishte pohuar se kjo gjë ishte e dokumentuar nëpërmjet tabulateve telefonike.“- ka treguar i afërmi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna e shkatërrimi në protestë/ Nga 310 arrestime vetëm 11 në burg e 11 arrest shtëpie, “të gjithë” detyrim paraqitje

19:35 / October 23, 2026

Nafta arrin në 114 dollarë për fuçi/ Rritet sërish, niveli më i lartë që nga maji

16:02 / October 23, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me 25 nëntor në Bruksel

15:47 / October 23, 2026

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.