Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

NASA përplas me sukses sondën me një asteroid

20:35 / September 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
03990000 0aff 0242 5877 08daa06ceb4a w1023 r1 s 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sonda hapësinore DART, me një shpejtësi hipersonike, ose pesë herë sa shpejtësia e zërit, u përplas me sukses në një asteroid të largët. Kjo është prova e parë në botë për mbrojten e planetit, e projektuar për të parandaluar një përplasje të mundshme fatale të meteorëve me Tokën.

A do të jetë e mundur që njerëzimi të devijojë trajektoren e një asteroidi në kurs përplasje me Tokën? NASA është një hap më afër përgjigjes së kësaj pyetje, pas përplasjes së sondës hapësinore DART me një asteroid të largët.

Përplasja me asteroidin që nuk përbënte rrezik ndodhi 11.3 milionë kilometra larg, ndërsa sonda DART udhëtonte me një shpejtësi 22,500 kilometra në orë.

Sipas shkencëtarëve, goditja do të krijojë një krater ndërsa shkëmbinj dhe gurë do të shpërndahen në hapësirë. Dr. Ralph Semmel drejton Laboratorin e Fizikës së Aplikuar pranë Universitetit Johns Hopkins.

“Për herë të parë, njerëzimi ka demonstruar aftësinë për të goditur dhe ndryshuar orbitën e një objekti hapësinor. Ndikimi i sondës në asteroidin Dimorphos u konfirmua në orën 19:14 me orën e Uashingtonit kur Qendra Operative e Misionit DART humbi sinjalin me mjetin hapësinor.”

Kjo është përpjekja e parë e njerëzimit për të ndryshuar kursin e lëvizjes së një asteroidi ose të ndonjë trupi tjetër qiellor.

Punonjësit e NASA-s, pranë kryeqytetit amerikan, brohoritën ndërsa sonda goditi objektivin. Dhjetë muaj pas lëshimit të sondës, ajo transmetoi pamje sekondë pas sekonde, ndërsa u përplas me asteroidin me emrin Dimorphos.

Ky mision u hartua për të përcaktuar nëse një anije hapësinore mund t’i ndryshojë kursin një asteroidi duke përdorur forcën kinetike.

Një ndryshim tejet i vogël i drejtimit të një trupi hapësinor, miliona kilometra larg ka gjasa të menjanojë rrezikun për planetin tonë, thotë Nancy Chabot, koordinatore e misionit DART.

“Testi shkoi në mënyrë spektakolare. Ishte me të vërtetë gjithçka që prisnim dhe më shumë. Ndoqëm me vëmendje imazhet ndërsa sonda i afrohej asteroidit Dimorphos, duke parë qartë tiparet sipërfaqësore. Ishte spektakolare”.

Ndërsa sonda e NASA-s goditi me sukses objektivin, nuk do të dihet nëse ja arriti qëllimit për të ndryshuar trajektoren e asteroidit. Kjo do të mësohet nga vëzhgimet e mëtejshme në muajin tetor. Elena Adams është një nga inxhinieret e misionit.

“Ky është objektivi ynë numër dy. Synimi i parë ishte goditja e asteroidit. Tani objektivi është matja e ndryshimit të trajektores dhe masa e materialit të shpërndarë në hapësirë”.

Dimorphos dhe asteroidi mëmë Didymos nuk paraqesin ndonjë kërcënim aktual për planetin tonë. Asteroidi ka një gjatësi prej 160 metrash dhe masë që besohet të jetë 5 miliardë kilogramë. Sonda DART peshonte 570 kilogramë.

Dy asteroidët janë të vegjël në krahasim me asteroidin Chicxulub që goditi Tokën rreth 66 milionë vjet më parë, duke zhdukur rreth tre të katërtat e specieve bimore dhe shtazore në botë, përfshirë dinosaurët.

NASA gjurmon asteroidët që sillen rreth Tokës dhe deri tani asnjë prej tyre nuk paraqet rrezik. Por sipas përllogaritjeve, NASA beson se ka shumë më tepër asteroidë afër Tokës që ende nuk janë zbuluar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aktivizohet vullkani Etna, mbyllet përkohësisht aeroporti i Katanias në Siçili

20:00 / September 14, 2026

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026

Vijon në Hagë procesi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë, palët japin deklaratat përfundimtare

12:08 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.