Gazetari Juli Kasapi, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’ në lidhje me privatizimin e ish- kompleksin “Partizani” dhe dëshmitë e dhëna në SPAK për këtë çështje, ku ka deklaruar se hapja e dosjes po bëhet vetëm për show për shkak të zgjedhjeve për kreun e SPAK.
“Pse ndodh tani hapja e dosjes. Balla e ka bërë kallëzimin në mes të viti 2020, sepse janë zgjedhjet për kreun e SPAK dhe mendoj se kjo është si një skemë që bëhet kur shihet se situata është e nxehtë edhe nga SPAK. Mendoj se edhe kjo dosje është hapur vetëm për këtë arsye. Nuk do të ndodhë asgjë me këtë dosje. Ndikon në zgjedhjen se po hapim dosje e po punojmë, si rendiment se të jetë një dosje që ka dy vite, se SPAK nuk ka 2 mijë dosje si Gjykata e Lartë. Është show. Mendoj se është një flluskë sapuni sepse të gjitha detajet e dosjes kanë qenë e janë diskutuar më parë, të gjitha prokurimet e zotit Malltezi me ish pronarët e tokës dhe nuk është bërë asgjë. Nëse do të ishte interesi për ti shkuar në fund çështjes do të ishte marrë atëherë kur është bërë kallëzimi”, tha ai.