Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mbyllen qendrat e votimit për referendumet e rreme në Ukrainë

23:08 / September 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraine
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyrtarët e instaluar nga Rusia kanë mbyllur qendrat e votimit në katër rajone ukrainase, për të ashtuquajturat referendume për bashkim me Federatën Ruse. Proçesi i votimit ka zgjatur për pesë ditë. Ukraina, Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara, kanë thënë se nuk do ta njohin rezultatin, pasi këto të ashtuquajturat referendume janë joligjore sipas ligjit ndërkombëtar.

Votimet në rajonet ukrainase të kontrolluara nga Rusia – Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja – janë mbajtur teksa banorët lokalë janë ankuar se janë kërcënuar dhe detyruar që të votojnë. Zyrtarët zgjedhorë i kanë bartur kutitë e votimit nga shtëpia në shtëpi, shpeshherë të shoqëruar nga ushtarët rusë.

Valentina Matviyenko, udhëheqëse e Dhomës së Ulët të Parlamentit rus, ka thënë se presidenti i shtetit, Vladimir Putin do t’i adresohet Parlamentit më 30 shtator, lidhur me këtë proçes dhe se ligjvënësit mund të shqyrtojnë legjislacionin për aneksim më 4 tetor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka quajtur këto referendume si të rreme dhe si “shkelje e ligjit ndërkombëtar”.

Stoltenberg ka thënë përmes një postimi në Twitter se ka biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e ka bërë të qartë “mbështetjen e palëkundur të aleatëve të NATO-s për sovranitetin e Ukrainës dhe të drejtën për vetëmbrojtje”.

Tokat ku janë mbajtur votimet janë “Ukrainë”, ka thënë Stoltenberg.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka quajtur po ashtu këtë proces si “mashtrim” dhe asgjë përveçse “pretekst për të tentuar që të aneksohet Ukraina me forcë”.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të shtojë sanksionet ndaj Rusisë dhe ka thënë se veprimet e Moskës nuk do të kenë ndikim në kundërofensivën e Ukrainës në fushëbetejë.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka pretenduar se të ashtuquajturat referendume janë organizuar për të “ruajtur popullin” në këto rajone.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

qendra votimi referendum ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.