Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi, si dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, kanë udhëtuar drejt Hagës, ku do të takohen me ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte.
Delegacionit nga Shqipëria i është bashkuar ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ata pritet të takohen me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi.
Kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama takoi disa muaj më parë Hashim Thaçin në paraburgim në Hagë.
