Aktori i njohur Robert Cormier është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare.
Robert Cormier humbi jetën pasi pësoi lëndime nga një rënie. Motra e aktorit konfirmoi lajmin për Hollywood Reporter duke thënë se Cormier vdiq në spital në Etobicoke, Ontario, nga plagët e marra.

Cormier, i famshëm për rolet në Heartland dhe Slasher të Netflix, ishte i martuar me Monika Kuligowska.

