Mbështetja e Lulzim Bashës në betejën brenda PD-së duket se ka shuar çdo shpresë për një kandidim të Jorida Tabakut në krye të Bashkisë së Tiranës.
Marëdhëniet tepër të tensionuara me Berishën kanë bërë që Jorida Tabaku të mos e shohë më veten kandidate përballë Erion Veliajt në kryeqytet. Duke folur në A2CNN, Tabaku theksoi se do të vijojë të rrijë në parlament. “Unë jam dhe do vijoj të jem në Parlament. Nuk kam asnjë dëshirë për t’u rikthyer në bashkinë e Tiranës, ku unë kam qenë. Dëshira ime është që PD të ofrojë kandidatin më të mire, por edhe që qyteti i Tiranës të ketë qeverisjen më të mirë të mundshme” – u shpreh Tabaku.
