Aty ku eleganca takohet me bukurinë dhe sensualitetin, aty gjendet Peshorja.Ata kërkojnë që gjithçka përreth tyre të jetë e bukur.
Personat e kësaj shenje janë inteligjentë dhe shumë sharmantë. Kjo shenjë e do shumë harmoninë në marrëdhënie, megjithatë është shumë e vështirë të gjesh një partner siç e do Peshorja. Ata dua dikë që t’i dojë, por në të njëjtën kohë të jenë tolerantë ndaj gjithë flirteve dhe pëlqimeve të tyre. Më falni por ku gjenden këta?
Në momentet e tyre më të këqija ata janë narcizistë dhe nuk mendojnë dot për askënd përveç vetes. E kanë të pamundur të marrin vendime, qoftë edhe për situata shumë të rëndësishme, për jetë a vdekje. Shumica e marrëdhënieve të tyre përfundon sepse ata nuk gjejnë dot të mesmen e artë.
Edhe pse të udhëhequr nga planeti i dashurisë, kur vjen puna tek marrëdhëniet një Peshore do të zgjedhë dikë që i leverdis mbi të gjitha. Kur vjen puna tek llogaritë kjo shenjë është shumë e shkathët.