Në Gjykatën e Posaçme, GJKKO është mbajtur këtë të enjte seanca e radhës gjyqësore ndaj të pandehurit Alqi Bllako, ish deputeti i PS.
Prokurori ka parashtruar në këtë seancë të gjitha veprimet hetimore të kryera deri me tani.
Ndërkohë që avokatët mbrojtës të Bllakos kërkuan një kopje të dosjes hetimore për t’u njohur me përmbajtjen.
Mësohet se seanca është shtyrë për në datën 6 tetor, e enjte, ora 13.30 ku pritet të vendoset nëse do ndryshohet masa e sigurisë ndaj tij apo jo.
Alqi Bllako, është akuzuar nga Prokuroria e Posacme për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ka qenë Sekretar i Përgjithëm i Ministrisë së Mjedisit.
