Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se mes tij dhe Edi Ramës nuk do të ketë më kurrë asnjë bashkëpunim. Meta thotë se beteja e tij sapo ka filluar dhe se do të jetë në krye të saj për 25 vite me qëllim që të rikthejë demokracinë në vend.
“Nuk mund të këtë bashkëpunim me Ramën. Kjo është një çështje e qartë, një njeri që shkel në mënyre të përsëritur interesin kombëtar, bën provokime me shtetësinë, me institucionet e Kosovës, kur ato kanë më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e Shqipërisë. Beteja ime sa ka filluar në 25 korrik. Do jem në krye të betejës për të rivendosur demokracinë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin e duhur”, tha Meta në Report tv.
I pyetur nëse ka si qëllim që të marrë lidershipin e opozitës, Meta tha se do vetëm që t’i rikthejë vendit rendin kushtetues dhe për këtë është gati të bashkëpunojë me çdo faktor të opozitës.
