Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka konfirmuar rihapjen e basteve në Shqipëri.
Duke folur në ceremoninë e inaugurimit të kompleksit sportiv “Shtëpia e Futbollit”pas takimit që bëri me kryeministrin Rama, Infantino la të kuptohet se bastet do të hapen sërish në Shqipëri.
“FIFA i ka shumfishuar investimet, por do t’i shtatëfishojmë. Tashmë, po ecim në një drejtim edhe për bastet, e kemi mbyllur këtë plagë dhe mund të rregullohet tashmë. Falenderoj kryeministrin dhe tashmë të ardhurat nga bastet mund të investohen për futbollin dhe për të rinjtë që merren me këtë sport.
Është vizita ime e katërt dhe do të rikthehem më shpesh. Më bënë dhuratë një pako, nuk e hapa por në aeroport ma hapën ata të sigurisë dhe pashë që brenda ishte një shpatë shqiptare. Më thanë se nuk mund të shkoja në avion me shpatë, por i thashë se ishte një shpatë shqiptare. Jam dhe ndihem shqiptar”, u shpreh Infantino. Qeveria ka deklaruar se po e diskuton si mundësi, por nuk e ka konfirmuar ende qëndrimin e saj zyrtar. Me sa duket, kreu i FIFA-s ka zbardhur dhe vendimin më të fundit të qeverisë shqiptare pas takimit që zhvilloi sot me Ramën.