Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbulohet projekti për Kinostudion. Pallatet ngjyrosen me skenarë dhe filma shqiptarë

20:15 / September 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sheshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zona e ish-Kinostudios do t’i nënshtrohet një transformimi urban. Projekti parashikon rehabilitimin e qendrës së zonës përgjatë te gjithë gjatësisë se rrugës “Aleksandër Moisiu” duke përfshirë lidhjen e kësaj rruge me rrugën “Xhanfize Keko”.

Sipërfaqja e përgjithshme e ndërhyrjes rehabilituese është 21 mijë e 933 metra katrorë.

Projekti i tenderuar i sheshit parashikon krijimin e njjë xhepi urban, me një brez të dendur pemësh dhe 4 ishuj me forma të çrregullta, të shtruara me beton me ngjyra të ndryshme me forma rrethore. Sheshi që aktualisht përdoret si parking për automjetet nga banorët do të kthehet në kënd lojërash dhe në hapësirë pushimi.

Në shesh është krijuar vizualisht një rruge me një kalim për lëvizjen me orar te kufizuar të makinave. Kjo rrugë do të shërbeje për hyrjen e makinave të cilat do të furnizojë bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre në katet e para të pallatit 5 katësh që prezantohet me sheshin.

Sa i përket rrugës Aleksandër Moisiu, ajo do të jetë një rrugë me dy korsi 6.8 metra për secilin drejtim lëvizje, një korsi biçikletash me dy kalime dhe me gjerësi të përgjithshme 1.5 metra, trotuaret me gjerësi 3 metra në të dy krahët si dhe brez i gjelbër mes korsive të makinave dhe atyre të biçikletave.

Fasadat e godinave që kufizojnë sheshin do ti nënshtrohen rehabilitimit tërësor, veshje fasade sistem kapotë dhe unifikim arkitektonik me ngjyra dhe forma. Ne këtë rast motivet e ngjyrosjes do jene ne përputhje me arkitekturën e sheshit me ngjyra vibruese, plot jetë dhe me skenarë dhe figura nga filmat shqiptare ose nga jeta e përditshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klos/ Zjarret rezikojnë banesat në fshatin Plan i Bardhë, shpëtohet një invalid (Foto)

16:58 / August 7, 2026

Ekstradohet nga Italia “i forti i Bulqizës”, Fadil Tërnova. Kreu vetëm 3 vjet burg për vrasjen e një biznesmeni

16:00 / August 7, 2026

610 zyrtarë u referuan për shkelje pasurie, ILDKPKI: Mbi 2300 gjoba në 11 vite

14:04 / August 7, 2026

SafeJournalists kundërshton rregulloren e re të GJKKO: “Rrezikon të kufizojë aksesin e gazetarëve në gjykatë”

12:38 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.