Dasma e vajzës së saj Armina me Shkëlzen Berishën ka qenë në qendër të mediave shqiptare ditët e fundit. Për këtë ngjarje të rëndësishme, Moza Mevlani ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Që në hyrje të emisionit ajo tha se ishte shumë e lumtur për këtë ngjarje e se për të, ky ishte një nga momentet më të rëndësishme të jetës.
Në dasmën e së bijës ajo ka bërë edhe një suprizë të guximshme. Duke bërë vetëm dy herë prova, ajo dhuroi spektakël për të ftuarit duke kënduar dhe kërcyer. Moza Mevlani ka treguar disa nga momentet më emocionuese të kësaj ngjarje të jetës së saj ku një nga më të veçantët ishte momenti kur ka parë Arminën të veshur nuse.
Rudina Magjistari: Pate ndonjë moment mallëngjimi që të pikoi ndonjë lot? Ndodh kjo në dasmën e vajzës.
Moza Mevlani: Po patjetër. Të pushton Rudina. Unë kam pasur kur e pashë Arminën me të bardha, pata një si gjendje jo të mirë të vetes. I thashë vetes ‘dëgjo deri këtu kemi arritur mirë’. Nuk doja t’ia krijoja atë melankoli vajzës.
Rudina Magjistari: Janë momente mallëngjimi, se ku ka më bukur se ta shohësh vajzën të lumtur. Është moment mallëngjimi i pashmangshëm, është prekës shumë.
Ajo është ndalur në një moment të veçantë të dasmës, i cili ka qenë mbajtja e fjalës së babait të dhëndrit, Sali Berishës. Mevlani shprehet se fjala e tij e ka prekur dhe emocionuar pa fund.
“Pas këtij fjalimi, e kam ndier veten jo të vlerësuar, sepse çdo njeri ka vlerat e veta në jetë, por vlerësimi që pati për vajzën time tregoi që ishte gjithçka, sepse fjala e tij ka peshë, mendja e tij ka peshë dhe unë e vlerësoj pa fund këtë fjalim”, tha Moza Mevlani.
