Milan Shkriniar ka nisur sezonin e tij të gjashtë me fanellën zikaltër dhe ka arritur gjatë kësaj kohe të kthehet në një nga liderët e Interit.
Edhe pse ky mund te jetë sezoni i fundit i tij në Milano, nëse nuk rinovon kontratën që skadon në qershor, në intervistën e tij për “Dazn”, mbrojtësi ka treguar lidhjen e fortë me ngjyrat dhe shokët e skuadrës, duke analizuar sezonin e shkuar dhe atë aktual, pa harruar të përcaktojë objektivin titull.
Çfarë është Ronaldo për ju?
“Fenomeni” ishte idhulli im. Të gjithë fëmijët në fakt kur fillojnë të luajnë ëndërrojnë të shënojnë gola si ai. Ai ishte idhulli im, mbaj mend që në Botërorin 2002 kur kishte atë model të famshëm flokësh i kërkova babait tim që të më lejonte dhe mua të mbaja të njëjtin model, por u bëra shumë i shëmtuar dhe m’i preu menjëherë të gjithë flokët.
Si është marrëdhënia me Bastonin?
Dëgjojmë të dy muzikë italiane, më pëlqen shumë. Kur hyjmë në dhomat e zhveshjes të gjithë rrinë duke na parë, pasi kemi një kufje njëri dhe një tjetri, është diçka që nuk ndodh shpesh ta shohësh.
A flisni me njëri-tjetrin për kritikat?
Skuadra apo trajneri nuk fajësojnë mbrojtësit, pasi golat i kemi pësuar të gjithë si ekip. Jemi të gjithë që mbrojmë, ashtu si kur sulmojmë. Kemi folur për këtë dhe e dimë që duhet të bëjmë më mirë.
Cili është kuptimi i tatuazhit në gjoks?
Në tatuazh janë djalli dhe engjëlli që shtrëngojnë duart për ekuilibër. Kështu është në jetë, nuk duhet të jesh shumë i mirë sepse njerëzit përfitojnë prej teje, por nuk duhet të jesh as i keq.
Sa kohë ju desh për të përtypur atë që ndodhi vitin e kaluar?
Kishte shumë zhgënjim, por i thamë vetes se kemi fituar dy trofe dhe fakti që nuk fituam titullin duhet të ishte pikënisja e këtij sezoni, na shërben si motivim. Nuk duam t’i dëgjojmë zërat, sepse thjesht na marrin energjinë. Humbëm derbin pasi e dominuam për 70 minuta, nuk fituam me Sasuolon, që mund të ishte vendimtare dhe Milani ishte shumë i zoti, pati ndeshje shumë të vështira në fund dhe i fitoi. Titulli është edhe meritë e tyre, jo vetëm fakti që e humbëm ne.
Ardhja të Sampdoria ishte prezantimi i parë me futbollin italian.
Te Zilina isha mesfushor, një herë u lëndua një qendërmbrojtës dhe trajneri më kërkoi ta zëvendësoja. Isha me fat, ndoshta si mesfushor do të luaja ende në ligën sllovake. Mbërrita në fund të janarit dhe i jam falënderues Xhampaolos, që pavarësisht gabimeve në disa ndeshje pati besim tek unë.
Ai shikonte diçka që të tjerët nuk e shihnin. Ishte më e vështirë se ç’e prisja, gjithmonë duhet të jesh i pozicionuar mirë, të shikosh shokët e skuadrës dhe kundërshtarët. Konte dhe Inzagi, na tregoni pak për ta. Unë kisha vështirësi në fillim në mbrojtjen me tre dhe Konte dhe stafi i tij më ndihmuan të përmirësohesha. Tani mund të luaj si me tre si me katër. Inzagi pastaj duket sikur është një nga ne, në mënyrën si flet e bën shaka. Por nuk fshihet, kur ka një fjalë të fortë e thotë. Është trajneri i ekuilibruar, di të argëtohet por edhe të vendosë kufijtë.
Ju luani me shigjeta.
Ne ende luajmë, por jo si më parë. Brozoviç ishte i sëmurë pas kësaj loje dhe na infektoi të gjithëve. Tani në grumbullim shikojmë ndeshje futbolli. Jemi një grup fantastik, jemi miq jashtë fushës, jo vetëm shokë skuadre. Rite të miat? Një ditë para ndeshjes, në mbrëmje shikoj videot e kundërshtarëve. Pastaj dëgjoj muzikë rrugës për në stadium.
Si i keni marrëdhëniet me tifozët?
Që në fillim jam përpjekur të jap maksimumin tim për këto ngjyra dhe për këtë ekip. Vazhdoj ta bëj dhe për këtë më duan edhe tifozët. Kam një marrëdhënie shumë të mirë me ta dhe dua t’i falënderoj.