Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Super lajm për Kosovën, BE-ja konfirmon: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

10:39 / September 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosovo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, apo në atë që njihet si zona Shengen. Ndaj Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend dite diskutimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Çështja e vizave do të diskutohet më 13 tetor.

Në qershor të vitit 2016, Komisioni Europian pati vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo pati vënë kusht për finalizim të procesit që të arrihej marrëveshje për ratifikimin e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, dhe që të kishte rezultate në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë. Ministri i Jashtëm çek, ka pritje të larta për liberalizim të vizave për Kosovën.

Parlamenti Europian e ka mbështetur këtë vendim, mirëpo disa vende skeptike si Franca dhe Holanda nuk janë pajtuar me vlerësimet e Komisionit në tërësi. Në mesin e shqetësimeve të tyre ishte edhe ajo e rritjes së numrit të banorëve të Kosovës që do të synonin BE-në dhe keqpërdorimin e lirisë së lëvizjes për të kërkuar azil në bllokun evropian. Edhe sa shkallë deri te liberalizimi i vizave?

Raste të tilla kanë ndodhur me shtetasit e Shqipërisë, Gjeorgjisë dhe disa vendeve tjera. Zyrtarë të BE-së besojnë se tani ekziston “moment pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën”, duke shtuar se ky proces “duhet të finalizohet brenda disa muajve”. Nëse arrihet pajtueshmëri, liberalizimi i vizave do të vlejë për bartësit e pasaportave biometrike të Kosovë. Përveç vendeve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëviznin edhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn. /REL/

Kosovo Viza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat, Rama reagon sërish: Historia e botës s’e ka parë që gjykatësit të thonë do t’i marrim paratë vetë nga thesari i shtetit se janë tonat

13:23 / September 14, 2026

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026

Vijon në Hagë procesi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë, palët japin deklaratat përfundimtare

12:08 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.