Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i është përgjigjur të gjithë atyre që e kanë pyetur se çfarë mendon për deklaratat e ambasadores Yuri Kim.
Paloka indiferet tha se nuk e ka dëgjuar, teksa me ironi shkruan se nuk dëgjon as Ramën, Taulant Ballën apo Elisa Spiropalin kur flasin.
“Më pyesin që mbrëmë disa gazetarë: Çfarë mendoj për intervistën e Yuri Kim? Thjeshtë nuk e kam degjuar .
Shoh portale e komente rreth saj; disa thonë që ka ndryshuar, disa që vazhdon të bëjë guvernatoren ilegale…
Pak rëndësi ka. Unë thjesht nuk e dëgjoj!
Nuk dëgjoj më kur flasin as Ramën, Felajn, Tao Ballën, Spiropalen, Velinën e bashkisë…” shkruan Paloka.
Postime te ngjashme
Add A Comment
