Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni festoi ditën e djeshme 86 vjetorin e tij dhe ka zgjedhur që të ndajë gëzimin me fëmijët e tij (të gjithë të pranishëm) dhe të dashurën më të re në moshë, Marta Fascina.
“Mbrëmë u preka nga përqafimi i ngrohtë i njerëzve që dua. Faleminderit atyre dhe të gjithëve për urimet e tyre të mira”.
Me këto fjalë kreu i “Forza Italia” tregoi në rrjetet sociale festën e ditëlindjes, e cila u zhvillua në rezidencën Arcore.
Në videon e postuar në internet, “Kalorësi” ulet në qendër të një tavoline të gjatë, të mbushur me lule të bardha dhe blu dhe qirinj të ndezur.
Në të djathtë është vajza e tij Marina dhe në të majtë partnerja e tij Marta Fascina.
Të pranishëm ndër të tjerë janë disa nga njerëzit e tij më të besuar si Gianni Letta, ish-administratori i Milanit Adriano Galliani, Licia Ronzulli, Alberto Barachini, fëmijët dhe nipërit e tjerë.about:blank
Qirinjtë janë sipër një torte me katër nivele, e cila ka marrë vëmendjen e ndjekësve.
Kjo pasi shtresa e parë dhe e dytë e tortës mbart ngjyrat e Milanos dhe Monzas, e dyta ato të flamurit të partisë së tij politike që doli fituese në zgjedhjet e përgjithshme nën kolacionin e djathtë, “Forza Italia dhe e treta është blu me logot “Mediaset” dhe “Mondadori”.
