Ilir Bajri, i dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj është liruar nga burgu i 1 muaj më parë.
Në muajin mars Bajri, u ekstradua drejt Italisë pasi ndodhej në burgun e Lezhës. Ekstradimi i tij u bw pasi ishte dënuar me 5 vite e gjashtë muaj burgim në Itali.
Ai u deklarua fajtor për kryerjen e veprës penale të armëmbajtjes pa leje dhe u dënua për këtë me 1 vit e 8 muaj burgim.
Dosja e bujshme e Bajrave nisi me operacionin ‘Oaz’ në shtator të vitit 2018 në Tiranë, Shkodër dhe në qytete të tjera të vendit duke çuar në pranga mbi 20 persona, por që tashmë të gjithë janë liruar nga akuzat e vrasjes, kanosjes, gjobëvënies, basteve të paligjshme dhe shumë të tjera.
