Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Nevina Shtylla flet për planet për fëmijë dhe nisjen e karrierës si moderatore

22:17 / October 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nevina shtylla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një video e saj ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur bëri lëmsh gjithë rrjetin. Bëhet fjalë për Nevina Shtyllën, e cila së fundmi ka vendosur të sqarojë qëllimin e publikimit të asaj videoje.

E ftuar në një intervistë moderatorja pohoi se e gjitha kjo ishte bërë për të provokuar dhe se nuk kishte diçka të tillë në mes.

Por a ka plane Nevina Shtylla për fëmijë? Përballë Beniada Nishanit moderatorja iu përgjigj pyetjes që i drejtohet shpesh.

“Fëmijët do jenë pjesë e të ardhmes time, shpresoj është në dorë të Zotit edhe uroj që edhe unë një ditë të bëhem nënë. Kur të jetë e shkruar nuk kemi bërë ndonjë plan”-tregoi moderatorja.

Moderatorja është në romancë prej disa vitesh me një djalë me profesion jurist i quajtur Arbër. Dyshja nuk kanë dalë asnjëherë publikisht së bashku, duke e mbajtur romancën e tyre në fshehtësi të plotë. Megjithatë, nuk iu kanë shpëtuar mediave që i kanë zbuluar. Ndonëse nuk publikon foto me Arbrin, Nevina nuk e ka fshehur faktin që është në lidhje dhe shumë e dashuruar.

Mes të tjerash Nevina u pyet edhe në lidhje me profesionon e moderatores, ku tregoi fillimet e saj.

“Nuk e kam kuptuar fare unë, kanë qenë rrethanat ndoshta edhe fati që më ka krijuar atë idenë fillestare. Unë kam qenë këtu e 12 vite para konkurrente në Miss Shqipëria dhe nga aty më morën për një audicion për një emision televiziv, dhe aty më lindi mendimi që ky (moderimi) është një profesion që mund ta vazhdoj”- tha Nevina.

femijet Nevina Shtylla planet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.