Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Paris Hilton kërkon dëshpërimisht qenin e humbur, ekspertët: Mund ta kenë sulmuar çakejtë

23:07 / October 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paris hilton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paris Hilton po i jep fund kërkimit për qenin e saj të zhdukur pasi ekspertët besojnë se ai është kapur nga një kafshë grabitqare. 41-vjeçarja ofroi një shpërblim prej 10.000 dollarësh për kthimin e Diamond, 6-vjeçare, pasi qeni u zhduk nga shtëpia e saj në Hollywood Hills më 14 shtator.

Një burim i përfshirë në kërkim tha për gazetën Mail on Sunday se Paris Hilton është shumë e trishtuar pasi Diamond nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve intensive.

“Është shumë e trishtueshme, por Paris po arrin në përfundimin se mund të mos e shohë më kurrë Diamond Baby. Që nga fillimi ka qenë gjithmonë frika se, për shkak të terrenit, Diamond Baby mund të ketë rënë viktimë e çakejve të egër. Ka pasur një valë rekord të të nxehtit në Los Anxhelos dhe këto kafshë grabitqare po vijnë në lagjet e banuara duke kërkuar ushqim dhe ujë, pasi po ngordhin urie.”

Megjithatë, Paris “nuk ka hequr dorë nga shpresa” se ka ende një mundësi që qeni i saj të kthehet një ditë. Një mik i familjes tha se artistja kurrë nuk do të heqë dorë nga Diamond Baby. Paris, e cila është e martuar me Carter Reum, ftoi ekspertë të ndryshëm përfshirë edhe një detektiv, për të gjetur kafshën e humbur, por deri më tani pa dobi.

“Ne kemi punësuar një detektiv për kafshët shtëpiake dhe po kërkojmë qenin që ta gjejë me dron. Po bëj gjithçka për ta kthyer atë. Kushdo që ka dashur ndonjëherë një kafshë shtëpiake dhe e ka humbur, do ta kuptojë këtë dhimbje që po ndjej…

“Ndjej sikur një pjesë e imja mungon dhe asgjë nuk është e njëjtë pa të këtu. Diamond Baby është gjithçka ime, me të vërtetë si një vajzë për mua. Ne ishim të pandarë, ajo ishte mikja ime më e mirë”, ka thënë Hilton.

ekspertet paris hilton qeni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.