Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

El Chapo rrëfehet nga burgu në SHBA, zbulon kush janë njerëzit e vërtetë që fshihen pas karteleve të drogës

21:01 / October 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
el chapo1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë vjet pasi u ekstradua në SHBA, bosi meksikan i kartelit të Sinaloas, Joaquín “El Chapo” Guzmán, ka rrëfyer se kush janë në të vërtetë, sipas tij, fuqitë që qëndrojnë pas drogës në dy anët e kufirit Amerikë-Meksikë.

Nëpërmjet avokatit të tij, Mariel Colón, i cili është një nga të paktët njerëz që lejohet të ketë kontakte të rregullta me të, ish-shefi i kartelit të Sinaloas tha që nëse lufta e drogës do të mbyllet, atëherë autoritetet do të duhet të ndjekin politikanët në të dy anët e kufirit.

“Për vite me radhë, autoritetet kanë goditur drejtuesit e supozuar të grupeve kriminale, por kjo nuk ka shërbyer për asgjë. Nëse do të shkonit pas politikanëve që e kanë lejuar këtë gjë, atëherë do të ishte diçka tjetër”, u shpreh Mariel Colón në një rrëfim për Business Insider.

Ai shtoi më tej se El Chapo është i vetëdijshëm që mund të jetë një “vegël” e politikës nga qeveritë e SHBA dhe të Meksikës. “Çdo presidenti amerikan ka trofeun e tij. Trump kishte Chapo-n. Pas tij, Biden ka trofeun e tij. Gjithmonë ka qenë politike.

Ndërkohë, gjatë gjyqit, El Chapo përmendi disa presidentë të Meksikës, shefa policie e oficerë të lartë ushtarakë si të përfshirë në tregtinë e drogës.

Në vitin 2019, El Chapo u dënua me burgim të përjetshëm për akuza të shumta të lidhura me drogën. Prej asaj kohe, ai është duke qëndruar në izolim në ADX Florence, në burgun e Kolorados të konsideruar si më të sigurtin në SHBA.

Atij i lejohet vetëm një orë ajrosje në ditë dhe vetëm 15 minuta telefonata në muaj, me 3 persona të kontrolluar më parë nga qeveria amerikane, nëna e tij, një nga motrat dhe fëmija i tij më i vogël.

Trajtimi i Guzman në këtë mënyrë, i cili sipas avokatëve është çnjerëzor dhe rezultat i një hakmarrjeje politike, ka për qëllim që ta parandalojë atë të arratiset dhe të përfshihet në aktivitete të paligjshme, por edhe pse ai është pas hekurave që nga janari i vitit 2016, biznesi i Kartelit të Sinaloas vijon të lulëzojë.

‘El Chapo’ Guzmán BURGU droges
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vijon në Hagë procesi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë, palët japin deklaratat përfundimtare

12:08 / September 14, 2026

Ambasada e SHBA-së paralajmëron protesta në Kosovë, udhëzim për shtetasit amerikanë në ditën e vendimit për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK

11:34 / September 14, 2026

Mitsotakis mesazh të drejtpërdrejtë Ankarasë: Greqia kërkon dialog dhe jo kërcënime për…

18:03 / September 13, 2026

MotoGP/ Rikthehet dominimi i Marquez, spanjolli bën dopietë në San Marino dhe merr kryesimin e kampionatit

17:19 / September 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.