Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Do godasim me dronë turq, koha është e paparashikueshme”- Rama flet për kërcënimet që vijnë nga Irani: E kemi adresuar tek aleatët

22:37 / October 3, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dron
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama thotë se kërcënimet që vijnë nga Irani se mund të sulmojnë bazën e MEK në Shqipëri me dron të padukshëm e kanë adresuar edhe te aleatët.

Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria është vend i NATO-s dhe jemi të sigurt. Ndërsa theksoi se me aleatët po punojnë për të përshpejtuar planin për mbrojtjen kibernetike.

“Ne jemi duke punuar ngushtësisht me aleatët për të përshpejtuar planin për mbrojtjen kibernetike, edhe këtë kërcenim e kemi adresuar me aleatët. Shqipëria është një vend i NATO-s. Kjo është një arsye shumë e fortë për të qenë shumë më të sigurt si vend i NATO-s”, u shpreh Rama.

Ndërsa i pyetur për blerjen e dronëve turq, Rama deklaroi se ata mund të përdoren edhe për goditje në rast se do të jetë e nevojshme, pasi sic tha ai kohet ku jetojmë janë të paparashikueshme.

“Fillimisht do blejmë tre, pastaj tre të tjerë. Na duhet për gjithçka. Na duhen për luftën kundër krimit, për mbrojtjen e mjedisit, zjarret, bujqësinë, ndërtimet pa leje, për ruajtjen e gjithë burimeve natyrore. Na duhen edhe në rast se do të jetë nevoja, edhe për goditje. Koha që jetojmë është e paparashikueshme, tanimë”, theksoi kreu i qeverisë.

drone turq Edi Rama kercenimet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.