Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shehu përplaset me Kumbaron në Kuvend/ Deputeti: Po shpopullohet! Ministrja: Çfarë thua? Qyteti është plot me turistë!

23:39 / October 3, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kumbaro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Replika në Kuvend mes deputetit të PD-së, Tritan Shehu dhe ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. Ata u “përplasen” në lidhje me investimet në qytetin e Gjirokastrës.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nga Foltorja e Kuvendit u shpreh se qeveria e kryeministri Rama do të njihet me një emër të vetëm, qeveria e shpopullimit të Shqipërisë.

Nga ana tjetër ministrja, njëherazi dhe deputete e Gjirokastrës nuk i kurseu ironitë në përgjigjen që i dha kolegut. Kumbaro tha se sot nuk ka gjirokastrit që nuk do vinte buzën në gaz duke dëgjuar këto broçkulla. Ministrja tha se Gjirokastra është plot e përplot e mbushur me turistë.

Tritan Shehu: Qeveria e boshatisjes së Shqipërisë. Një plan djallëzor, nuk është rastësor. Kryeministri juaj mendon të sundojë dhe për të sunduar nuk i duhen më shumë se 800 mijë shqiptarë. Është një plan për të mbushur vendin me të ardhur nga lindja. Turp i botës. Një shembull konkret dhe real është Gjirokastra, të cilin ju e keni shpopulluar në mënyrën më të keqe. Qarku i Gjirokastrës ka vetëm 41% banorë të atyre që janë të regjistruar. Është ulur 50% numri i banorëve në atë qark, e dini që po shkretohet. E dini ju që kudo ka vetëm tabela shitet apo jepet me qira. Pse? Se ju e zbrazët, i përzutë njerëzit. Po e zhvishni Gjirokastrën, po e shkatërroni për interesat tuaja. Keni një program dhe plan që e keni për gjithë Shqipërinë.

Mirela Kumbaro: Nuk ka gjirokastrit që nuk do vinte buzën në gaz duke dëgjuar broçkulla nga kjo foltore, sikur për fat të keq na ndodh të dëgjojmë. Të flasësh për Gjirokastrën dhe të thuash broçkulla, është të gajasësh gjithë qafën e pazarit dhe të gjitha hotelet e Gjirokastrës që nuk i kishit parë deri në vitin 2013 as në ëndrrat më të bukura sepse e kishit kthyer në ëndrrën më të keqe. Shkoni sot në Gjirokastër. Futuni sot në booking se sa oferta dhe sa struktura bujtëse ka. Kjo tregoi se çfarë vitaliteti kanë gjirokastritët. Sot Gjirokastra është një model i bukur i asaj që është Shqipëria në turizëm. Është një hartë turistike që pa frikë ke 10 ditë për të bërë shumë gjëra dhe nuk të dalin. Gjirokastra është plot e përplot e mbushur me turistë. Si mund të flisni për Gjirokastrën me një mllef të tillë. Ajo vazhdon të jetë një atraksion.Si i thonë atij llafi, që qentë le të lehin, karvani ecën përpara. Edhe Gjirokastra vetëm përpara do të ecë.

kuvend Mirela Kumbaro tritan shehu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.