Një revoltë e shkaktuar në një burg në Ekuador, u ka marrë jetën 15 të burgosurve. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga administrata e burgjeve të vendit të Amerikës së Jugut. Forcat e Armatosura ofrojnë mbështetje në perimetrin e jashtëm të burgut që ndodhet në periferi të qytetit jugor të Latacunga, i cili strehon rreth 4300 të burgosur dhe është një nga më të mëdhenjtë në Ekuador.
Që nga shkurti i vitit 2021, struktura ka qenë skena e shtatë masakrave midis të burgosurve, ku kanë vdekur mbi 400 persona. Autoritetet deri më tani kanë rezultuar të paaftë për të frenuar dhunën, e kryer shpesh me thika dhe e shënuar me prerje koke dhe akte të tjera barbare.
Sipas vlerësimeve zyrtare, burgjet e mbipopulluara të vendit strehojnë rreth 35 mijë të burgosur, duke përfshirë shumë anëtarë të bandave të lidhura me drogën. Në vitin 2021, Ekuadori sekuestroi një rekord prej 210 tonësh drogë, kryesisht kokainë.