I cilësuar si “El Patron”, Leandro Antonio Norero Tigua është vrarë në mënyrë makabre brenda burgut në Ekuador. I cilësuar si bosi i krimit, atij iu pre koka gjatë një trazire.
Mësohet se Leandro Norero ishte arrestuar që nga maji 2022 për një rast pastrimi parash, ndërsa emri i tij u lidh edhe me vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador, pasi dhë urdhërin për këtë krim. Dashi u vra më 23 janar të 2022 me 20 plumba në një lokal në Ekuador.
35-vjeçari i cili do të ishte një nga trafikantët kryesorë të drogës në vend, kërkohej nga sistemi i drejtësisë peruane. Megjithatë, ai falsifikoi vdekjen e tij në vitin 2020.
Norero konsiderohej nga autoritetet kundër narkotikëve dhe inteligjencës si një nga trafikantët kryesorë të drogës në Ekuador. Paratë e gjeneruara nga aktivitete të ndryshme të paligjshme financuan aktivitete të mëtejshme kriminale të mega bandave si Los Lobos, Los Tiguerones, Lagartos dhe Chone Killers, organizata që janë identifikuar të kenë lidhje me Kartelin e Gjeneratës së Re Jalisco.
Norero fitoi famë pas vrasjes së Jorge Luis Zambrano i njohur si ‘Rasquiña’ në dhjetor 2020. Rasquiña ishte udhëheqësi i Los Choneros, krahu i armatosur i kartelit Sinaloa.
Leandro Norero i masakruar

