Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Foto Dite

Ku fshihen sot Lenini, Stalini dhe Enveri në Shqipëri

18:43 / April 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
56242701 316863939014277 6947193207113383936 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këta tre personazhe nuk kanë qenë asnjëherë më parë kaq afër fizikisht. Ndërsa për nga idetë janë bashkuar në shumë pika.

Lenini, Stalini dhe Enver Hoxha sot gjenden bashkë, të vendosur njëri pas tjetrit mbrapa godinës së Galerisë së Arteve në Tiranë.

Leninit i është thyer krahu.

Stalini, hijerëndë, autoritar dhe me vështirim ngulitës. Enveri më i dëmtuar, me hundë të thyer qëndron te këmbët e ish-idhullit të tij shpirtëror.

Janë dy statuja të ish- udhëheqësit komunist të Bashkimit Sovjetik.

Ndryshe nga Lenini dhe Enveri, Stalini shpëtoi i padëmtuar nga zemërimi i njerëzve gjatë ndryshimit të sistemit në vitet ’90.

E hoqën përpara se t’i vërsuleshin dhe ta shkatërronin. Ai sot vazhdon të jetë më i fort, të paktën kështu duket, teksa qëndron krah ‘shokëve” të tij.

Mes drejtuesve komunistë qëndron punëtori që mban në një dorë kazmën dhe në tjetrën pushkën.

Ishte ai që i bënte të dyja, edhe punonte edhe të mbronte atdheun.

Ata që kanë jetuar përpara viteve ’90 e mbajnë mend sloganin: në njërën dorë armën e në tjetrën pushkën…

Përballë tyre qëndron e brishtë një vashës me gërsheta, e cila gjithashtu është e armatosur, shkruan Dita.

Në këtë hapësirë të padukshme nga bulevardi Dëshmorët e Kombit  gjendet pak nga historia dhe arti që është bërë dikur.

Këto ishin bustet e kohës që i shihnim në vendet më të populluara të kryeqytetit.

Njëri nga monumentet e Stalinit qëndronte në vendin ku ndodhet busti i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti dhe më pas u zhvendos para hotel Dajtit ndërsa tjetri ai që ndodhej tek kombinati i tekstileve, i vendosur në vitin 1954, vepër e Odise Paskalit.

Pavarësisht se me dëmtime dhe larg syve të kureshtarëve, ata sërish gjenden në këtë cep të fshehur të Galerisë Kombëtare në kryeqytet, edhe pse të pafuqishëm dhe me armaturë boshe. / E. Resuli


  • 55882256 2329204233993401 1752335416838586368 n
  • 55905137 371938120064816 8571503590252740608 n
  • 55916141 560948037749708 5591733800880046080 n
  • 56215501 2224843307781045 6568521256478441472 n
  • 56225957 274270586810962 4744294344872165376 n
  • 56232328 379880832598395 1543612324219191296 n
  • 56242701 316863939014277 6947193207113383936 n
  • 56290897 2506722282685258 3465513801523134464 n
  • 56360512 639152329881059 4284445592492441600 n
  • 56619840 2138387322905131 5552712197634785280 n

ENVER HOXHA Lenini Shqiperi Stalini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Trump e nominoi për ambasador në Shqipëri, Wendt shpall prioritetet para Senatit: Do mbështes punën e SPAK…

20:19 / May 20, 2026

Një bankë e re turke hyn në Shqipëri – BSH miraton dhënien e licencës

20:32 / May 18, 2026

“Lulëzon” prostitucioni me të huaja në Shqipëri, Tirana dhe Elbasani skuadra të përbashkëta hetimore me Kolumbinë

19:47 / May 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.