Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mungon i penduari i drejtësisë, revoltohen të akuzuarit për vrasjen e Klodian Saliut dhe Lamajt

12:29 / October 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjykata e Posacme i refuzon lirimin njerit prej te akuzuarve per vrasjen e Vajdin Lamajt 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për të disatën herë nisjen e gjyqit ndaj Emiliano Shullazit, Lulzim Berishës dhe pesë të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt në dy ngjarje të veçanta në vitin 2005. Shkak u bë mungesa e të pandehurit Luftar Reçi, i penduar i drejtësisë në proces, si edhe mosnjoftimi për gjyqin i Lulzim Berishës dhe Plaurent Dervishajt.

Mungesa e Reçit ngjalli revolte tek i pandehuri Viktor Imeraj. “Pse nuk vjen Luftar Reçi? Kemi dy vjet që rrimë në burg prej tij, s’ka ardhur në asnjë seancë, të vetme. Ç’është ky muhabet? Le ta sjellë policia me forcë!”, tha Imeraj.

Për njoftimin e Berishës dhe Dervishajt Gjykata relatoi se përveç shpalljeve të fletëthirrjeve në gjykatë dhe pranë banesës dhe kërkimit të policisë, ka kërkuar edhe ndihmën e Interpol. Zyra e Interpol Tirana ka konfirmuar faktin se Berisha dhe Dervishaj janë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë shqiptare.

Për Lulzim Berishën Interpol nuk kishte asnjë informacion që të ishte ndaluar, apo arrestuar në ndonjë shtet të huaj. Në lidhje me Plaurent Dervishajn Interpol Tirana ka pohuar se i është drejtuar me shkresë Interpol Abu Dabit, por ende nuk kanë marrë informacion prej tyre.

Klodian Saliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026

Tragjedia në Roskovec, 35-vjeçari i jep fund jetës pas negociatave me RENEA-n

17:49 / July 24, 2026

“Më kanë marrë paratë,” Nertil Buzi kërkon kohë për tu dorëzuar dhe kërcënon me vetëvrasje

13:19 / July 24, 2026

Vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën, 35-vjeçari kërcënon me vetëvrasje, RENEA negocion dorëzimin

11:35 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.