Operacioni ‘Porositësi’ i zhvilluar në Durrës rezultoi me 14 të arrestuar dhe pesë persona të tjerë të shpallur në kërkim.
Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me këtë ngjarje. Vrasja e dytë që kishin marrë porosi vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj kishte të bënte me ekzekutimin e një personi tjetër në Sukth, raporton BW. Mërkuri dyshohej nga policia si vrasës me pagesë dhe u vra pesë muaj më parë në biznesin e tij në zonën e Sukthit.
Sakaq nuk ka ende informacion për vrasjen dhe nuk dihet nëse e kanë ekzekutuar vëllezërit Beqiraj apo dikush tjetër, megjithatë këta të fundit kishin marrë 3 500 euro paradhënie dhe kishin marrë një shtëpi me qira pranë vendit ku jetonte viktima sipas bluve të Durrësit.
