Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Vajza doli nuse nga çadra”/ Berisha në Fushë-Krujë, viziton familjen që iu shemb shtëpia nga tërmeti

16:42 / October 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shkuar këtë të martë në Bubq të Fushë-Krujës, ku ka vizituar familjen e Martin Jakut, banesa e të cilit u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Martin Jaku gjatë bisedës me kreun e demokratëve u ankua se nuk ka marrë ndihmë nga shteti, dhe se vijojnë të jetojnë në një kasolle.

Për këtë situatë, Berisha akuzoi qeverinë, me argumentin se ka marrë nga Europa dhe donatorët mbi 1 miliardë euro, por i kanë shpërdoruar dhe i kanë përvetësuar sipas dëshirës së tyre.

“Këtu Marini ka nxjerrë vajzën nuse. Më përmalluat kur pashë gjendjen tuaj. Do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Ndihmën më të madhe e japim kur të heqim qafe këtë qeveri të pashpirt që kanë marrë 1 mld euro ndihmë e donacione por i kanë shpërndarë sipas qejfit. Mundësitë kanë qenë të plota për të rindërtuar çdo banesë të dëmtuar sepse BE i dha fondet, vendet mike i ndihmuan shqiptarët por këto u vërsulën si të pangopur për të përvetësuar paratë për të blerë votat. Janë ndërtuar pallatet por nuk janë shpërndarë sepse priten zgjedhje do përdoren për vota. Bota i dha një miliard e ca për të rindërtuar çdo shtëpi. E kam ndjekur me shumë vëmendje dasmën tuaj, përcjelljen fisnike që bëtë në kushte të vështira por ju siguroj se vështirësia e madhe është pas dhe gjërat do të ndryshojnë. Parlamenti është arenë debati ku dje ishte dita ku duet të paraqisnim hallet e qytetarëve, kurse ata merreshin vetëm si të mbrojnë qeverinë ato ministra të cilët mendojnë gjithë ditën dje nuk mendojnë për qytetarët. Jo vetëm kaq, por nuk mendojnë për zonat e tyre elektorale nga kanë dalë. Mendojnë si të mbrojnë Ramën e qeverinë e tij që po zhytet çdo ditë e më shumë në skandale të mëdha, në vjedhje e plaçkitje dhe në braktisje të qytetarëve. kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e dertet e tij të përditshme. S’ka turp më të madh, një shtet që len punonjësen që ka shkrirë jetën në kujdesin e shëndetit të banorëve, e len 3 vite në një çadër, Kurse vetë Rama merr avionin personal 150 mijë euro udhëtim e nuk do t’ia dijë. Blen instilacionin për Kryeministrisë 4 mln euro arka druri, dhe ti fle në çadër. Kur hajnia të verbon sytë e të merr moralin nuk të len asgjë në shpirt”, deklaroi Berisha.

fushe kruje Sali Berisha termet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.