Një këngëtar në Turqi është vrarë për shkak se nuk dinte një këngë që i kërkoi një grup shoqëror në një club nate në Turqi. Viktima është identifikuar si Onur Sener. Fillimisht, sipas mediave turke, autorët që i kërkuan këngën Senerit, janë përleshur verbalisht me të, por shpejt gjërat kanë dalë nga kontrolli, duke shkaktuar ngjarjen fatale.
” Kishim shkruar atje për të ngrënë. Dëgjuam përleshje dhe zhurmë të thyerjes së xhamit. Onur u gjet në tokë i mbuluar me gjak. Ata u përpoqën të ndalonin gjakderdhjen, por goditja e goditi në arterien karotide ”, ka përshkruar skenën e egër shoqja e viktimës.
Sener, i cili ishte baba i një fëmije të vogël, ishte një këngëtar i njohur në Turqi pasi ndër të tjera në vitin 2013 kishte marrë pjesë në talent show-n e quajtur ‘O Ses Türkiye’, versioni turk i ‘The Voice’. Për rastin janë arrestuar pesë persona, tre prej tyre kanë mbetur në paraburgim për akuzën e vrasjes me dashje.