Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta tregon si mund të fitohet bashkia e Tiranës: Unë mund të përmendja 7-8 emra nga opozita, por…

21:35 / October 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta ok 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa foli për zgjedhjet e ardhshme lokale tha se përballja është me regjimin mafioz të Edi Ramës. Sipas Metës, Rama vetë është një dosje e paligjshme në shërbim të krimit dhe në dëm të interesave të shqiptarëve.

Kreu i PL-së tha se Tirana mund të fitohet shumë lehtë nëse opozita nuk vonohet dhe nëse ndërpriten pazaret sic tha ai me Ramën, Veliajn dhe të hiqet dorë nga bashizmi.

Meta nuk foli për emra konkretë që mund të kandidojnë nga opozita për kryetar bashkie, por tha se cdo kandidat i opozitës mund të mundë Veliajn dhe ta fshijë Rilindjen si sket.

“Rama është askushi, ai është peng i së shkuarës së tij. Ai është vetë një dosje e paligjshme në shërbim të krimit ekonomik dhe organizatave kriminale dhe në dëm të interesit të shqiptarëve.

Në këto zgjedhje duhet vendosur pluralizmi politik, e dyta unë jam optimist për fitoren e opozitës. PL ka qëllim kryesor fitoren e opozitës, jo thjesht si suksesin e PL, sepse suksesi është i garantuara.

Objektivi ynë është këshilli i Tiranës, të paktën të kemi 20 këshilltarë siç kanë qenë më parë. Mbrojtësit e interesave publike. Kushdo që do të jetë kryetar i bashkisë, që unë besoj se do jetë i opozitës, por kushdo që të jetë qytetarët të kenë ku të trokasin.

Tirana ka përballjen e vet dhe Tirana është qendra e Shqipërisë, për të mos thënë që është më shumë se gjysma e Shqipërisë. Mua Tirana më duket bashkia më e lehtë, në rast se opozita nuk vazhdon të vonohet. Ideja se këtu qenka një kandidat i tmerrshëm më duket qesharake.

Unë mund të përmendja 7-8 emra nga opozita që atë mund ta fshinin. Por kjo do vullnet që  të ndërpritet cdo pazar me Ramën dhe Veliajn, të hiqet dorë nga bashizmi dhe cdo kandidat që do ballafaqohet me Veliajn e fiton dhe e  fshin Rilindjen si sekt për ta ndëshkuar në mënyrën më të merituar”, tha Meta.

bashkia fitohet Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.