Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rritja e çmimit të energjisë/ Lapaj: 900 mijë qytetarë nuk e paguajnë dot! Analisti Zyla: Manipulon! Jemi më inteligjentë se kaq…

22:34 / October 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
debat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e çmimit të energjisë për familjet, ka shkaktuar debat mes analistit Julian Zyla dhe avokatit Adriatik Lapaj. I ftuar në emisionin “Open”, Lapaj u shpreh se 900 mijë qytetarë nuk mundet të paguajnë dot çmimin e rritur të energjisë elektrike, teksa shtoi se qeveria subvencionon shumë pak për familjet në nevojë.

Kjo ka sjellë reagimin e analistit Zylaj i cili tha se shifrat po manipuloheshin nga avokati.

Zyla: Qeveria po akuzohet për një vendim pro qytetarëve. Interesi politik i çdo qeverie është që ti bëjë gjërat mirë. Në 30 shtator KE ka bërë mbledhje për të marrë masa për të ulur çmimin e energjisë. Ne harrojmë që në Europë janë ngritur çmimet. Ministrat e kryeministrat janë mbledhur çdo bëhet me çmimet që janë rritur, ndërsa ne kemi luksin e fatit të diskutojmë kur do t’i rrisim. Masat që janë miratuar në BE janë ulje e kërkesës, është ekonomi tregu. Po të ishte sforcoja ekonomike për arsye politike objektiv, sforcoja do të ishte më e madhe”, tha ai.

Lapaj: Një popull i uritur e në agoni, që i thua do ta rris e ul ja merr shpirtin. Në Shqipëri në 2021, 62 mijë familje me ndihmë ekonomike, i bie 130 mijë qytetarë. Pension invaliditeti, 68 mijë persona. Do flisni për hallet e qytetarëve? Fashat 800 kw bëjnë 91 mijë e 200 lekë të vjetra. Sa i rimbursohet shtresave në nevojë? Me VKM subvencionohen 6480 lekë të vjetra. Për personat para dhe tetraplegjikë, i paguajnë 16 mijë letë të vjetra dhe 20 mijë letra të vjetra. Kjo është të bësh ekonomi e të thuash të vërtetën. 900 mijë qytetarë që nuk e paguajnë dot energjinë elektrike.

Zyla: Adriatiku mori të mirëqenë se mesatarja e konsumit është 800 KW

Lapaj: E mora si limit

Zyla: Është manipulim që i bërë. Jam kurioz ku e gjete që është 800?

Lapaj: Mora limitin. 1-50 KW në muaj janë 7340 familje, 51 -100 KW janë..

Zyla: Nuk mund të marrësh limitin jemi më inteligjentë se kaq

Lapaj: Lajm i keq që një një institucion i pavarur si ERE funksionon me urdhër politik.

energjia lapaj zyla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.