Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

SHBA jep ndihmë të re ushtarake prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën

23:04 / October 4, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
joe biden
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan Joe Biden i tha presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt të martën në një bisedë telefonike se Uashingtoni do t’i japë Kievit 625 milionë dollarë ndihmë të re ushtarake, përfshirë sistemet e raketave HIMARS, tha Shtëpia e Bardhë.

Edhe nënpresidentja Kamala Harris ishte e pranishme në telefonatë, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. Presidenti Biden nënvizoi se Uashingtoni nuk do ta njohë kurrë aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia, sipas deklaratës.

Zoti Biden “u zotua të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, ndërsa ajo mbron veten nga agresioni,” thuhet në deklaratë. Paketa e re e ndihmës është e para që nga aneksimi i shpallur nga Rusia i katër rajoneve të Ukrainës.

Departamenti i Shtetit tha në një njoftim se paketa përfshin katër sisteme HIMARS dhe raketa të lidhura me to, 32 Howitzer me 75,000 fishekë, 200 automjete rezistente ndaj minave dhe mina Claymore.

Prodhuar nga kompania Lockheed Martin Corp LMT.N, saktësia e sistemeve HIMARS dhe rrezja më e gjatë e veprimit të tyre, i kanë dhënë mundësi Kievit të ngushtojë avantazhin e artilerisë së Rusisë.

ndihma SHBA ukraines
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.