Në një kohë që bota është në ankth nga një përdorim i armës bërthamore nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin, Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi (IRBM) më larg se kurrë më parë të martën, duke e dërguar atë të fluturojë mbi Japoni për herë të parë në pesë vjet dhe duke nxitur një paralajmërim për banorët atje.
Si kundërpërgjigje trupat e Koresë së Jugut dhe ato amerikane hodhën një breshëri raketash në det, thanë Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut dhe aleatët organizuan më parë një stërvitje bombardimi me avionë luftarakë në Detin e Verdhë.
Ushtria konfirmoi veçmas se një raketë koreano-jugore Hyunmoo-2 dështoi menjëherë pas lëshimit dhe u rrëzua gjatë stërvitjes, por askush nuk u lëndua. Pamjet e shpërndara në mediat sociale nga një banor aty pranë treguan tym dhe flakë që ngriheshin nga baza ushtarake. Ushtria ka thënë se raketa Hyunmoo-2 ka bartur kokë bërthamore që nuk ka shpërthyer, prandaj ka kërkuar falje për shqetësimin e shkaktuar.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë e quajti testin e fundit të Koresë së Veriut “të rrezikshëm dhe të pamatur” dhe ushtria amerikane dhe aleatët e saj kanë shtuar shfaqjen e forcës.
