Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Rektori nuk është mbret që të mos shkarkohet”, Rama-studentes: Është më rehat se çdo mbret!

19:21 / April 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 7
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një studente e vitit të 5-të e Fakultetit Ekonomik, i tha kryeministrit Edi Rama se për sa kohë që qeveria fajëson rektorin për një sërë problemesh në universitete, pse nuk bëhet një ligj për ta shkarkuar atë. 

“Ai nuk është mbret. Është një person si të gjithë të tjerët”, tha studentja.

Në përgjigje, nuk mungoi ironia e kryeministrit, i cili tha se rektori nuk është mbret por është më rehat se çdo mbret.

“Nuk është mbret por është më rehat se çdo mbret. Unë besoj personalisht, që ligji aktual i arsimit të lartë, fuqia që ligji i jep të gjitha strukturave të tjera janë të mjaftueshme pa llogaritur fuqinë që ka çdo student që e patë vetë kur bëheni bashkë që rektori reago brenda 24 orësh. Kjo është rruga më e shëndetshme, dhe do të vendosë një standard tjetër sjellje të rektorit dhe rektoratit me gjithë pjesën tjetër.

Se ka ndodhur protesta dhe i vetmi që nuk e ka marrë vesh dhe rrezik akoma nuk e di, është rektori. Kjo është pikëpyetje në radhë të parë për ju si studentë.

Rektorin e keni aty, më afër se Ministria. Sidoqoftë nuk është për të shmangur përgjegjësinë por për të shpjeguar dhe ilustruar që autonomia është edhe përgjegjshmëria juaj”, tha Rama.

Deklaratat e tij u bënë në sallën COD në Kryeministri në kuadër të ciklit të bashkëbisedimeve me studentët.

kryeministrit Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.