Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Po mora vesh se ua jep të tjerëve para meje do e kesh punën keq”- Si u kërcënua ish-prefekti nga fajdexhiu

20:41 / October 5, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200 630 fajdexhijt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Paulin Radovani, gjatë shpjegimeve të dhëna më 7 Mars 2019, dha informacione të detajuara në lidhje me huamarrjet, rrethana të mësuara pas largimit të djemve të tij nga Shqipëria. Këto rrethana kishin të bënin me faktin së fëmijët e tij i kishin marrë hua personave të ndryshëm, shuma të mëdha monetare; shuma të marra më interesa të larta (fajde).
Për shkak të këtyre interesave të larta, të cilat sipas këtij shtetasi varionin nga 3 deri në 20 përqind, detyrimet ndaj këtyre shtetasve ishin rritur në vlera shumë të mëdha. Ndodhur në kushtet e këtyre detyrimeve të mëdha monetare, djemtë e Paulin Radovanit të kërcënuar nga huadhënësit për mosshlyerjen e detyrimeve monetare, ishin larguar nga Shqipëria. Pas largimit të tyre, në ambientet e punës së shtetasit Paulin Radovani, kanë shkuar persona të ndryshëm, të cilët kërkonin pagimin e vlerave të larta të huas së dhënë dhe interesave nga kjo hua”’.

Do të ishte pikërisht ky kallëzim, dhe ky moment, kur personat që kërcënonin familjen Radovani, u mbajtën në përgjim. Përgjimet zbuluan edhe përmasat e përhapjes së fajdeve në Shkodër.

Një nga këto persona që kishin llogari të hapura me familjen Radovani, do të ishte edhe Burhan Aliaj, i cili, sikundër del në dosjen hetimore, kërcënonte shpesh me jetë babain e vëllezërve Radovani, që tashmë ishin zhytur në gropën e fajdeve.

Dosja Hetimore

“Një nga shtetasit që rezulton se jepte para me fajde është edhe Burhan Aliaj. Nga komunikimi i datës 25 Janar 2019, rezulton se Paulin Radovani është telefonuar nga Burhan Aliaj. Gjatë kësaj telefonate, Burhani i kërkon më këmbëngulje lekët që i ka dhënë me përqindje, duke e kërcënuar, ku i thotë që ‘po mora vesh se ua jep të tjerëve para meje do e kesh punën keq’.

Paulin Radovani, pohoi para hetuesve, se e njeh shtetasin Burhan Aliaj, i cili thirrej ndryshe si ‘Byl Katunari’, dhe djalin e tij Jonuz Aliaj.

Ai tregoi më pas, se këtyre dy shtetasve, u kishte lënë bashkë me djalin e tij, pranë një karburanti të vogël në lagjen ‘Iliria’, një këst të fajdeve.

Por më pas Burhani, ishte interesuar për borxhin, dhe pretendonte një shumë prej 44 mijë eurosh”.

Sipas dosjes hetimore, dhe pas bisedave të përgjuara, del qartë se Burhan Aliaj u jepte para me fajde me përqindje në shuma të konsiderueshme, shtetasve të ndryshëm.

Gjatë vëzhgimeve të kryera nga policia, atij iu gjetën në një pikë karburanti, 11 makina, të modeleve të ndryshme.

Automjete që figuronin të regjistruara në emër të Burhan Aliaj dhe Jonuz Aliaj, por që rezultoi se ishin lënë peng nga shtetas të ndryshëm të cilët nuk kishin mundur të paguanin paratë e marra hua me interes, ndaj për këtë arsye u ishin mbajtur peng automjetet e tyre.

Po kështu, nga aktet e administruara nga Bankat e nivelit të dytë dhe nga kontrolli i banesës së shtetasve Burhan dhe Jonuz Aliaj, rezultoi se Burhan Aliaj kisha disa depozita bankare.

“Nga kontrolli i banesës së shtetasit Burhan Aliaj është gjetur një akt në dorëshkrim i datës 2 Tetor 2010, ku shtetasit F. D., i është marrë banesa nga shtetasi Burhan Aliaj për shkak të borxhit të pashlyer. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan, deklarata me dorëshkrim e lëshuar nga shtetasi N. K., për shtetasin Burhan Aliaj, për borxhin që djali i N.K. i kishte Burhan Aliajt. Deklaratë me dorëshkrim e datës 17 Gusht 2017 e shtetasit A. RR., që vërteton marrjen e shumës prej 5 000 eurosh ndaj shtetasit Burhan Aliaj. Deklaratë e lëshuar nga G. M., për shtetasin Burhan Aliaj për marrjen hua të një shume parash. Si dhe kontratë shitblerje pasurie të paluajtshme me shtetasen R. P., për shitjen e pasurisë së paluajtshme shtëpi dhe truall”.

Pas datës 25 Janar 2019 të gjitha takimet e zhvilluara në këto ambiente janë vëzhguar, regjistruar me video dhe audio. Gjatë këtyre veprimeve dhe përgjimit të bisedave telefonike të disa prej të dyshuarve, rezultuan fakte të qarta të mënyrës së zhvillimit të veprimtarisë kriminale nga këta shtetas. Kjo veprimtari u evidentua fillimisht me shtetasin Paulin Radovani dhe në vijimësi të hetimeve rezultoi se kishte një shkallë shumë të madhe përhapje tek shumë shtetas”./ Marrë nga BW, emisioni “Në Shënjestër”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026

“Thirrje për molotovë, gurë dhe sulme ndaj uniformave blu”/ Policia e Shtetit: Do të identifikohen personat e maskuar që ushtrojnë dhunë

13:41 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.