Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti ishin një nga dyshet më të përfolura gjatë verës. Ata sollën një bashkëpunim në videoklipin e të cilit dukeshin tejet të afërt e më pas u fotografuan bashkë.
Mirëpo, teksa ata vetë nuk kanë folur asnjëherë për statusin e marrëdhënies së tyre, së fundmi dyshja nuk ndiqen më në Instagram. Qofshin si miq, partnerë, apo ish-partneri deri para pak ditësh dy këngëtarët ishin në listën e ndjekësve të njëri-tjetrit por tani jo më.
Teksa nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre vetëm pak javë më parë, Ron Zaiti u pyet në Instagram nëse ka në plan “Ndonjë bashkëpunim tjetër me Semin?” Ndërsa Roni është përgjigjur duke shkruar se ekziston mundësia në të ardhmen për një tjetër projekt me Semin, të cilën e cilëson si “artiste të mirë.”
“Mbase në të ardhmen. Gjithmonë dua të bëj këngë me artistë të mirë.”– shkruante Roni.
“Prive” raportoi disa kohë më parë që marrëdhënia e ndërtuar “blic” mes tyre ka përfunduar me kaq. Të njëjtat kanë shprehur se dyshja kanë zgjedhur të mbeten vetëm shokë.
Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti janë komentuar për një romancë mes tyre që pas publikimit të këngës “All your lovin”. Fansat vunë re menjëherë afrimitetin që Semi dhe Roni kishin në videoklip, dhe nisëm menjëherë të komentojnë se “sa bukur duken si çifti.”
Pak ditë më pas, disa video dhe foto të këngëtares krah Ron Zaitit u shpërndanë menjëherë në rrjet duke ndezur kështu dyshimet se mes tyre mund të ketë lindur një romancë.
U duk sikur fansat kishin të drejtë, pasi në videot e publikuara Semi dhe Roni dukeshin mjaft afër me njëri-tjetrin. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pas një fotoje të shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ku Semi dhe Roni duket sikur po shkëmbejnë një puthje.