Në një kohë që vrasjet në vend ka pothuajse çdo ditë, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi duke folur nga foltorja e Kuvendit, tha se numri i vrasjeve me dashje ka rënë, në krahasim me vitet para 2013. Ai ka shtuar se ndryshimi është i dukshëm, ndërsa shtoi se padiskutim që duhet falënderuar policia e shtetit për punën që ka bërë për të parandaluar vrasjet.
“Jam lodhur për të gjetur statistika para 2013. I kemi çuar në 3168 ndëshkimet. Le të vijmë tek numri i vrasjeve me dashje. Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2007 ishin 105 viktima. Në 2011 kishte 142 viktima. Ndërsa në 2014-2018 ranë vrasjet.
Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Shikoni çfarë ndryshimi. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 më 126 dhe tani kemi 61 më shumë se përgjysmuar“.
Shifrat e deklaruara nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi
Viti 2006: 87 vrasje me dashje, 95 viktima
Viti 2007: 103 vrasje me dashje, 105 viktima
Viti 2008: 88 vrasje me dashje, 93 viktima
Viti 2011: 124 vrasje me dashje, 142 viktima
Viti 2012: 126 vrasje me dashje, 157 viktima
Viti 2013: 197 vrasje me dashje, 124 viktima
Viti 2014: 98 vrasje me dashje, 134 viktima
Viti 2021: 61 vrasje me dashje, 66 viktima
