Nga Praga, kryeministri Edi Rama ka folur për Takimin e Komunitetit Politik Europian. “Nuk është një ide e re, është ide e vjetër. Takimi do të vazhdojë dhe shpresoj të ndërtojmë diçka për njerëzit tanë. Kjo ide rilindi pasi pati një krizë, shpresoj të mos ketë një krizë tjetër për të pasur një tjetër takim”.
Praga do të jetë qendra e politikës sot dhe nesër, kur 44 udhëheqës europian mblidhen në takimin inaugurues të komunitetit politik europian, por paqartësi të shumta mbeten mbi atë që organizata përfaqëson dhe që mund të arrijë.
Samiti do të përfshijë 27 shtetet anëtarë të BE, vendet aspiruese për integrim të Ballkanit Perëndimor dhe Europës Lindore, e gjithashtu Britaninë e Madhe dhe Turqinë. Të përjashtuara janë Rusia dhe Bjellorusia.
