Agron Gjekmarkaj: Është detyrim moral ndaj njerëzve që i kanë votuar që opozita të bashkohet. Foltorja ka folur për një proçes primaresh që kam dilemat e mia. Nëse do kishte garanci që kushdo që hyn në këto primare, të shihet kush ka fuqi në terren. Kam dyshimet e mia se historia që njoh unë, nuk e bën besues Berishën sidomos për zgjedhjet e brendshme në PD. Por nëse do krijohen garanci. Ka kandidatë shumë të mirë, pro duhet të kenë garanci që vota të numëroret. E quaj populizëm metodën që të votojë kush të dojë. Anëtari i partisë angazhohet, është në mbledhje ne tubime, ai që rri në kafe nuk mund të ketë të njëjtën barazi, pra janë një sërë dilemash. Nëse ka një hile nga pas, duket rrugës pastaj.
Skënder Minxhozi: PD e Alibeajt është një krijesë, Basha ka ikur dhe ka lënë një vakum. Çfarë ka mbetur nga 40% që la Basha, është trashëgimi që e kanë marrë të tjerët. PD e Alibeajt vijon të jetë në pikëpamje elektorale e rrezikshme për Berishën dhe vetë opozitën. Më 25 prill kemi pasur rezultatet që PD e Bashës u ankua për partitë e vogla, si e Topallit ose e Patosit. Thuhej që këto parti ndikuan në vota. Në kushtet ku ndodhet kjo PD nuk ka luksin të humbasin qoftë edhe gjysme vote. Marrëdhëniet me aleatin më të madh, Metën nuk janë aspak rozë, ata kanë dyshime nga njëri tjetri Meta-Berisha. Fakti që Berisha ka fituar primare është sfidë ndaj palës Alibeaj që tenton ta lërë jashtë. Ai i lëshon sfidë të madhe edhe vetës Metës. Kjo lloj pengese që PL po shfaqet shumë e irrituar. Në mes kemi edhe këta të vegjlit që nuk dinë çfarë bëjnë. Është një opozitë se ku po shkon, ka një kryetar që ka një damkë mbi vete që i duhet të ngjisë Himalajën pa oksigen.