Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Treguesi i besimit në ekonominë shqiptare bie në nivelin më të ulët të 2022

12:15 / October 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leku 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në ekonominë shqiptare ka prekur nivelin më të ulët të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) për shtatorin pësoi një rënie të mëtejshme me 1.9 pikë në muajin shtator. TNE paraqitet në rënie për të tretin muaj radhazi, duke reflektuar kryesisht efektet negative të rritjes së çmimeve në vlerësimet e bizneseve dhe konsumatorëve shqiptarë.

Rënia e TNE-së reflektoi rënien e besimit në sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve, si dhe përkeqësimin e besimit të konsumatorëve. Nga ana tjetër, treguesit e besimit për sektorët e industrisë dhe tregtisë shënuan përmirësime të lehta në muajin shtator.

Treguesi i besimit në ndërtim shënoi një rënie prej 5.3 pikë përqindjeje në muajin shtator. Rënia u shkaktua nga përkeqësimi i vlerësimit të bizneseve për aktivitetin e tyre ndërtues. Nga ana tjetër, vlerësimi i tyre për kontratat porositëse ishte në rritje në këtë muaj. Pritjet e bizneseve të ndërtimit për punësimin dhe pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen shënuan rënie.

Treguesi i besimit në shërbime ra me 3 pikë përqindje në muajin shtator, për të tretin muaj radhazi. Kjo u përcaktua nga rënia e të dy komponentëve përbërës, vlerësimet për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe vlerësimet për kërkesën. Pritjet e bizneseve të shërbimeve për çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë rritur në këtë muaj.

Edhe treguesi i besimit konsumator u përkeqësua me 3.1 pikë përqindje në muajin shtator. Rënia u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i pritjeve për situatën e përgjithshme ekonomike, dhe rënia e balancave si për blerjet aktuale ashtu edhe për blerjet e pritura. Vlerësimet e konsumatorëve për situatën e pritur financiare mbetën pothuajse të pandryshuara.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 1 pikë përqindje në muajin shtator. Kjo rritje u ndikua nga përmirësimi i kërkesës së huaj dhe asaj të brendshme, ndërkohë që vlerësimet për prodhimin aktual shënuan rënie. Gjithashtu, edhe pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë pësuar rënie. Pritjet e bizneseve të industrisë për çmimet e produkteve që do të prodhojnë janë rritur në muajin shtator.

Edhe treguesi i besimit në tregti u rrit me 1 pikë përqindje në muajin shtator. Rritja u ndikua nga vlerësimet më optimiste të bizneseve të këtij sektori për ecurinë aktuale të biznesit, ndërkohë që pritjet për punësimin në muajt e ardhshëm mbetën pothuajse të pandryshuara. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë pësuar rritje edhe në këtë sektor. /Monitor/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle në vijën bregdetare, lirohen hapësira publike në plazhin e Spilles, dy të proceduar

13:56 / August 7, 2026

SafeJournalists kundërshton rregulloren e re të GJKKO: “Rrezikon të kufizojë aksesin e gazetarëve në gjykatë”

12:38 / August 7, 2026

Gonxhja: Korriku riktheu rritjen e turizmit, 1.95 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri

12:32 / August 7, 2026

Transportonin emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohen dy të rinj në Shkodër

12:26 / August 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.